Gjermania ka fituar ndeshjen ndaj Hungarisë.

Gjermanët shënuan golin e dytë në pjesën e dytë të ndeshjes.

Rezultati për 2:0 erdhi nga goli i Ilkay Gundogan, në minutën e 67-të.

Goli i parë u shënua në minutën e 22-të nga Jamal Musiala.

Ndeshja në mes të Gjermanisë dhe Hungarisë, ishte në kuadër të Grupit A të kampionatit evropian, UEFA EURO 2024.

Gjermania e kishte fituar edhe ndeshjen e parë në këtë grup ndaj Skocisë me rezultat të thellë, 5-1.