Gjermania hap terminal për gaz të lëngshëm natyror

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka hapur të shtunën terminalin e parë të gazit të lëngshëm natyror

Ilustrim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, të shtunën, e ka hapur terminalin e parë të gazit të lëngshëm natyror në qytezën veriore, Vilhelmshaven.

Ndërtimi i tij në afat rekord prej më pak se 10 muajsh tregon “kapacitetin e shtetit tonë për fillime të reja”, ka thënë ai në ceremoninë inauguruese.

Ky terminal është ndërtuar për të ndihmuar në zëvendësim të gazit rus.

Terminali në të ardhmen pritet të shndërrojë gazin e lëngshëm natyror në gjendje gazi, ashtu që të përdoret nga rrjeti gjerman i energjisë.

Vitin e ardhshëm pritet të ndërtohen edhe katër terminale tjera të tilla në Gjermani.

Sipas Ministrisë gjermane të Ekonomisë, të gjitha këto terminale së bashku mund të sigurojnë një të tretën e gazit që i duhet Gjermanisë.

Scholz e ka marrë vendimin për ndërtim të terminaleve tri ditë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Si pasojë e sanksioneve që i ka vënë Perëndimi Moskës për këtë luftë, Rusia i ka zvogëluar furnizimet me gaz në Evropë, dhe me raste i ka ndalur ato tërësisht.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika