Gjermania, Holanda dhe Polonia, marrëveshje për lehtësimin e lëvizjes së shpejtë të trupave

Gjermania, Holanda dhe Polonia nënshkruan të martën një marrëveshje që synon reduktimin e hapave burokratike që shkaktojnë vonesa në lëvizjen e shpejtë ndërkufitare të trupave

Gjermania, Holanda dhe Polonia nënshkruan të martën një marrëveshje që synon reduktimin e hapave burokratike që shkaktojnë vonesa në lëvizjen e shpejtë ndërkufitare të trupave dhe armëve përgjatë një prej korridoreve kryesore nga Deti i Veriut në krahun lindor të NATO-s.

Pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022, NATO dhe Bashkimi Evropian filluan t’i përshpejtojnë përgatitjet e nevojshme në rast të një konflikti ushtarak me Moskën.

Në rast të një skenari të tillë, SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s do të dërgonin përforcime të mëdha ushtarake përmes porteve të Detit të Veriut në të gjithë Gjermaninë dhe Poloninë në frontin lindor.

NATO po kryen aktualisht stërvitjen më të madhe ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, të quajtur Steadfast Defender 2024 me pjesëmarrjen e 90,000 trupave.

Duke folur në një takim në Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes të BE-së në Bruksel, ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, tha se është thelbësore të krijohen kushtet për dislokime të shpejta ushtarake që ndonjë konflikti të mundshëm.

“Gjeografinë nuk e zgjedhim. Kjo do të thotë që duhet të jemi në gjendje të lëvizim me shpejtësi nga Holanda përmes Gjermanisë në Poloni,” tha ajo përpara se të tre vendet të nënshkruanin dokumentin për bashkëpunim më të ngushtë në atë që BE e quan lëvizshmëri ushtarake, një projekt që është i hapur edhe ndaj partnerëve të tjerë.

NATO-ja ka paralajmëruar anëtarët e saj se rregullat e shumta burokratike po i pengojnë lëvizjet e trupave nëpër Evropë, një problem që mund të shkaktojë vonesa të mëdha nëse shpërthen konflikt me Rusinë.

“Nuk ka shumë kohë. Po nuk i morëm masat në kohë paqeje, nuk do të jemi gati në rast krize ose lufte,” i tha agjencisë Reuters në fund të vitit të kaluar shefi i komandës logjistike të NATO-s JSEC, gjeneral-lejtnant, Alexander Sollfrank.

Forcat e NATO-s gjithsesi duhet të ndjekin një sërë rregulloresh të ndryshme, që nga njoftimi paraprak përpara se të dërgohen municionet e deri tek kufizimet për gjatësinë e kolonave ushtarake./VOA

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika