Gjermania i kërkon Qeverisë propozime për Asociacionin: Të ketë sa më shpejt diçka në tavolinë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde





Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë për RTV Dukagjinin, e ka cilësuar temën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si “temë të nxehtë”, në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më parë t’i japë propozimet e saj, sa i përket formimit të Asociacionit, teksa ka theksuar se për të është mjaft e qartë se nuk do të ketë mundësi që në Kosovë të krijohet një “Republika Srbska”, e ngjashme me atë në Bosnjë e Hercegovinë.

“Këtë e ka thënë edhe i dërguari im special për Ballkanin kur ishte në Beograd të premten, dhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe është obligim kontraktues i Kosovës, i ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe kur thashë më parë se çështja e targave dhe kartave të identitetit është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, kështu është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Pra, Kosova duhet të veprojë për këtë dhe ju e dini, sa më shpejtë të vendosë diçka në tavolinë që është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, aq më shumë do të çmitizojë dhe relaksojë bisedën”, ka thënë ai.

Tutje, Rohde ka thënë se nëse Kosova do të ketë propozime, do të jetë më e lehtë arritja e një marrëveshjeje me Serbinë, sipas tij, duke thënë “jo, nuk është një rrugëdalje”.

Ambasadori i Gjermanisë ka thënë se Kosova e ka obligim ta formojë Asociacionin, sepse sipas tij, ajo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika