Gjermania i kërkon Serbisë t’i reduktojë trupat ushtarake pranë kufirit me Kosovën

"Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë"

Automjete të ushtrisë serbe duke lëvizur nga Vranja drejt Nishit, në jug të Serbisë, 30 shtator 2023 (Foto: REL)

Pas shqetësimeve që Uashingtoni dhe Brukseli shprehën për zhvendosjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, ka reaguar edhe shteti gjerman.

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka kërkuar që Serbia t’i reduktojë menjëherë trupat ushtarak pranë kufirit me Kosovës, duke bërë thirrje që procesi politik të vazhdojë urgjentisht.

“Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagim.

Përtej Atlantikut koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, gjatë të premtes shprehu shqetësimin e Uashingtonit.

“…Ne po monitorojmë një dislokim të madh ushtarak serb përgjatë kufirit me Kosovën që përfshin një organizim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe”, ka thënë Kirby.

Uashingtoni zyrtar e cilësoi këtë si një zhvillim shumë destabilizues dhe i bëri thirrje Serbisë që të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri dhe të ulë tensionet.

Ndërkaq, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha për disa media ndërkombëtare se blloku është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët e vet për gjendjen e tanishme veri të Kosovës, ku sasia e armatimit të gjetur nga Policia e Kosovës “është shumë serioze”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika