Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, komentoi deklaratat e Friedrich Merz, duke theksuar se ato ishin një paralajmërim për Iranin, që të mos sfidojë më tej Shtetet e Bashkuara.
Ai shtoi se liderët iranianë duhet të pranojnë ofertën amerikane për të shmangur tensionet, një mendim që ai ndau me Rubion gjatë vizitës së tij në SHBA.
Kujtomë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin rreth 5,000 trupa nga Gjermania, një proces që pritet të përfundojë brenda 6 deri në 12 muajve, njoftoi Pentagoni të premten.
Megjithatë, mbi 30,000 trupa amerikane do të mbeten ende në Gjermani, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Presidenti Donald Trump tha të mërkurën në një postim në Truth Social se SHBA po “studion dhe rishikon” mundësinë e tërheqjes së trupave nga Gjermania, pasi kancelari i saj kritikoi luftën e SHBA-së me Iranin.
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se SHBA po “poshtërohet” nga Irani dhe kritikoi administratën për mungesë të një strategjie efektive për t’i dhënë fund luftës.
SHBA tërheq 5 mijë trupa nga Gjermania pas kritikave për luftën me Iranin