Gjermania jep donacion për policinë kufitare të Maqedonisë së Veriut

Zyra për ndërlidhje të Policisë feederale gjermane pranë Ambasadës së Gjermanisë ka dhënë  pajisje dhe automjete në vlerën prej 675 mijë euro donacion për nevojat e policisë kufitare të MPB-së së Maqedonisë së Veriut.

Këtë donacion, ambasadorja gjermane, Anke Holstein ia ka dorëzuar minstrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Donacioni përbëhet nga 17 automjete, prej tyre dhjetë janë automjete operative, katër janë automjete të mëdha speciale dhe tre janë automjete të mesme operative. Këto automjete, financiarisht e përbëjnë pjesën më të madhe nga ndihma në llojin e pajisjeve.

Në pjesën e mbikëqyrjes kufitare janë dhënë donacion kamera terminale me arritje të largët dhe të shkurtë, dylbi të ditës dhe natës për efikasitet të rritur dhe siguri të policisë kufitare, pajisje për ndalim të detyrueshëm të automjeteve “stinger” dhe jelek taktik, ndërsa në pjesën e përmirësimit të mundësive për ndjekjen e trajnimeve online janë dhënë laptopë, projektorë, dhe endoskopi, thuhet në njoftimin e MPB-së maqedonase.

Ministri Spasovski ka informuar se ky donacion është pjesë e programit për mbështetje të MPB Federale të Gjermanisë për MPB-në.

Ky donacion është planifikuar të dorëzohet në vitin 2021, por duke pasur parasysh kushtet e rënduara për prodhim dhe dorëzimin e pajisjeve për shkak të Covid–19, ky donacion u dorëzua sot.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika