Gjermania ka hequr kufizimet për Kosovën

Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar se ka bërë largimin e kufizimeve për lëvizje që janë vendosur që nga pandemia, pasi që tani e tutje nuk nevojitet dëshmia e vaksinimit për udhëtim

Ilustrim

Ambasada gjermane në Kosovë ka dhënë një lajm të mirë në lidhje me largimin e kufizimeve për lëvizje që janë vendosur që nga pandemia.

Ambasada, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook,  ka njoftuar se nga java e kaluar janë hequr të gjitha kufizimet për ata që shkojnë në Gjermani.

“Prej ditës së shtunë, më datën 11.06.2022, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Kosova drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita)”, ka njoftuar ambasada.

Ambasada thotë se për udhëtimet hyrëse me vizë të vlefshme/udhëtim të vlefshëm kthyes drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika