Gjermania merr kontrollin e 3 rafinerive të naftës në pronësi ruse

Shteti gjerman ka marrë nën kontroll tri rafineri në pronësi ruse për të garantuar sigurinë e energjisë. Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se këto kompani do të vihen nën administrimin e Agjencisë Federale të Rrjetit të Gjermanisë

Foto ilustrim

Gjermania po merr kontrollin e tre rafinerive në pronësi ruse në vend për të garantuar sigurinë e energjisë përpara se një embargo ndaj naftës nga Rusia të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, kanë thënë zyrtarët të premten e 16 shtatorit.

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar në një deklaratë se Rosneft Deutschland GmbH dhe RN Refining & Marketing GmbH do të vihen nën administrimin e Agjencisë Federale të Rrjetit të Gjermanisë. Dhe si rezultat, agjencia do të kontrollojë gjithashtu aksionet e kompanive në tre rafineri: PCK Schwedt, MiRo dhe Bayernoil, të vendosura në lindje dhe jug të vendit.

Rosneft përbën rreth 12% të kapacitetit të përpunimit të naftës të Gjermanisë, duke importuar naftë me vlerë disa qindra milionë euro nga Rusia çdo muaj, ka theksuar ministria, raporton euronews.

Sipas tyre kjo masë do të ndihmonte në sigurimin e furnizimeve të vazhdueshme me energji dhe fillimisht do të zgjaste për gjashtë muaj.

Rosneft kishte bërë edhe më parë të qartë se nuk kishte ndërmend të përfundonte importin e naftës ruse, pavarësisht se një embargo e afërt e BE-së ka hyrë në fuqi më 1 janar 2023.

Ndërkaq, ministria ka thënë se një plan afatgjatë do të shpallet gjithashtu për të ardhmen e rafinerisë PCK në Schwedt, e cila punëson rreth 12 mijë njerëz dhe ofron produkte nafte në pjesën më të madhe të Gjermanisë verilindore, përfshirë Berlinin.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika