Gjermania ndan miliona euro ndihmë për popullin palestinez

Gjermania ka ndarë 71 milionë euro ndihmë, si pjesë e shqyrtimit të vazhdueshëm të mbështetjes së saj për palestinezët

Palestinezët duke pritur në radhë për të marrë ndihma me ushqime në Han Junis. Foto: Reuters

Gjermania ka vendosur që të ndajë 71 milionë euro ndihmë, si pjesë e shqyrtimit të vazhdueshëm të mbështetjes së saj për palestinezët.

Ministria e Zhvillimit më 7 nëntor ka thënë se Berlini, gjithashtu, është zotuar se do të japë 20 milionë euro shtesë në financimin e ri.

Gjermania i është përgjigjur sulmit të përgjakshëm të militantëve palestinezë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, duke pezulluar përkohësisht ndihmën për zhvillim për territoret palestineze dhe duke thënë se ndihma do të shqyrtohet.

“Për shkak të situatës së brishtë në rajon, shqyrtimi ende nuk është kompletuar”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Zhvillimit.

Megjithatë, ministria tha se shqyrtimi është fokusuar në vazhdimin e mbështetjes për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, e njohur me shkurtesën UNRWA, duke pasur parasysh nevojat e banorëve në Rripin e Gazës dhe situatën gjithnjë e më të paqëndrueshme në shtetet fqinje.

Shuma totale prej 91 milionë eurosh është destinuar për shërbimet bazike për personat e zhvendosur në Rripin e Gazës dhe për ndihmë për refugjatët palestinezë në Jordani.

Izraeli ka nisur fushatë për t’i zhdukur militantët palestinezë të Hamasit dhe po kryen sulme shkatërruese në Rripin e Gazës. /REL

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika