Gjermania ndihmon FSK-në me 7 milionë euro

Ministri i mbrojtjes së Gjermanisë, ka qëndruar gjatë ditës në kazermën në Pomozotin, ku bëhen trajnimet e qendrës ndërkombëtare të kërkim shpëtimit. Boris Pistorius mes lëvdatave për ushtrinë e Kosovës, ka treguar se kjo qendër do ndihmohet nga Gjermania me 7 milionë euro

Duke parë nga afër kapacitet profesionale të Qendrës Ndërkombëtare të kërkim shpëtimit, që është në kuadër të FSK-së, ministri i mbrojtjes i Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, iu dha edhe një lajm të rëndësishëm atyre.

Pistorius, tha se përvec disa paisjeve që u janë dorëzuar Forcës së Sigurisë së Kosovë gjatë ditës, Gjermania do e mbështet edhe me 7 milionë euro këtë qendër.

Pistorius: kemi caktuar rreth shtatë milionë euro për QNKTSH

Boris Pistorius – Ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë ka theksuar se “Unë jam i lumtur të them se aktualisht kemi caktuar rreth shtatë milionë euro për QNKTSH për t’u shpenzuar për një sërë projektesh dhe për të qenë në gjendje t’ju dorëzojmë disa nga pajisjet e shpëtimit sot.”

Tek u shpreh i lumtur me arritjet e këtij institucioni, Pistorius tha se shteti gjerman është i interesuar të e ndihmojë Kosovën për t’i zgjeruar kapacitetet e trajnimit ndërkombëtar.

Pistorius: Shteti gjerman do të ndihmojë Kosovë për t’i zgjeruar kapacitetet e trajnimit ndërkombëtar

Boris Pistorius – Ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë, ka deklaruar se “Pranverën e kaluar pas tërmetit në Turqi, përgjigja juaj humanitare la një shembull për shumë organizata të tjera në mbarë botën. Ju keni shpëtuar shumë jetë dhe keni ndihmuar shumë njerëz. Me përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj të jashtëzakonshëm të bazuar në trajnime të shkëlqyera, ju keni krijuar një reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse ne duam të vazhdojmë të mbështesim institucionin tuaj të trajnimit..”

Ministri Ejup Maqedonci, e ka falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, dhe ka uruar që FSK shpejt të jetë pjesë e NATO-s.

Ejup Maqedonci – Ministër i Mbrojtjes në Kosovë ka thënë se “Gjermania qysh në kohët e pasluftës ka qenë në mbështetje kryesore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ka luajtur rol kyç po ashtu në aspektin e stabilitetit të sigurisë, si në pjesëmarrje të trupave të KFOR-it, gjithashtu duke qenë aktiv dhe prezent në zhvillimet e FSK-së. Në vazhdimësi shteti ynë ka pranuar donacione nga shteti gjerman, dhe nga ushtria e Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe këto janë vënë në përdorim për të mirën e qytetarëve të vendit tonë për sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të Kosovës por edhe të gjithë rajonit.”

Gjatë qëndrimit në Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit në Pomozotin, ministri gjerman, ndoqi nga afër edhe demonstrime të ndryshme.

Shija e redaktorit

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Të fundit nga rubrika