Gjermania nis mbrojtjen e hapësirës ajrore të Sllovakisë

Aeroplanët luftarakë gjermanë kanë nisur t’i ndihmojnë Sllovakisë në mbrojtjen e hapësirës ajrore, pasi kjo e fundit ia ka dhuruar Ukrainës shumicën e pajisjeve për mbrojtje

Aeroplan luftarakë gjermanë

Aeroplanët luftarakë gjermanë kanë nisur të shtunën që t’i ndihmojnë Sllovakisë në mbrojtjen e hapësirës ajrore, pasi kjo e fundit ia ka dhuruar Ukrainës shumicën e pajisjeve për mbrojtje.

Aeroplanët gjermanë do ta mbrojnë këtë shtet të NATO-s deri më 22 dhjetor, ka thënë forca ajrore gjermane.

Aeroplanët e dërguar do të jenë vazhdimisht aktivë në identifikimin e lëvizjeve armiqësore në hapësirën ajrore të Sllovakisë, ka thënë ushtria gjermane.

Sllovakia është fqinje e drejtpërdrejtë e Ukrainës, e cila është duke luftuar pushtimin rus prej shkurtit të vitit të kaluar.

Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës sistemet e saj për mbrojtje ajrore S-300, në prill të vitit 2022.

Si zëvendësim, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda, ia kanë dhuruar Sllovakisë nga një sistem raketor për mbrojtje Patriot, ndërsa Gjermania dy shtesë.

Megjithatë, ato i kanë tërhequr prej atëherë bateritë e sistemeve Patriot nga ky vend.

Prej periudhës kur Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës edhe disa armë shtesë të periudhës sovjetike, hapësirën e saj ajrore e kanë siguruar Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria./REL

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika