Gjermania ofron viza të përkohshme për qytetarët e prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Gjermania ka ofruar viza të përkohshme për qytetarët e prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Pamje nga tërmeti në Turqi

Pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë, shumë vende ofruan ndihma të ndryshme, duke filluar me ekipe të kërkim-shpëtimit, ekipe shëndetësore, ndihma ushqimore e të tjerë.

Një ndër vendet që ofroi ndihmë për vendet e prekura nga tërmeti ishte edhe Gjermania.

Së fundmi, ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser, ka njoftuar se ofron viza të përkrohshme për qytetarët e prekur nga tërmeti.

“Kjo është ndihmë emergjente”, ka thënë ministrja e Punëve të Brendshme gjermane, Nancy Faeser, për gazetën Bild.

“Ne duam të lejojmë familjet turke ose siriane në Gjermani që të sjellin të afërmit e tyre të afërt nga zona e fatkeqësisë në shtëpitë e tyre pa burokraci”, ka shtuar ministrja Nancy Faeser.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika