Bashkimi Evropian ka fajësuar Serbinë për shkelje të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, duke e penguar Kosovën në procesin e saj të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Në një deklaratë të së premtes, BE-ja theksoi se veprimet e Serbisë në këtë institucion janë në kundërshtim me obligimet që ka marrë përsipër në bazë të kësaj marrëveshjeje.

BE thotë se Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit duke kundërshtuar statusin e mysafirit special të Kosovës në KiE

Reagimi i BE-së vjen pasi Kosova hasi në një tjetër pengesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku kërkesa e saj për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci u hoq nga rendi i ditës.

Ambasada gjermane në Kosovë mbështeti qëndrimin e BE-së, duke theksuar përkushtimin e saj ndaj anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjermania mohoi zërat se vitin e kaluar kishte bllokuar Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në KiE, duke theksuar se mbështetja e saj ka qenë e vazhdueshme.

“Ne mbështesim reagimin e BE-së për sjelljen e Serbisë në lidhje me aspiratat e Kosovës për të përmirësuar statusin e saj në Këshillin e Evropës.

Duke e ditur se disa komentues thonë se Gjermania do ta kishte bllokuar Kosovën vitin e kaluar në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë, më lejoni ta qartësoj këtë: Gjermania ka qenë një mbështetëse e fortë e anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës. Dhe Kosova e di saktësisht se në cilat pika duhet të dorëzojë për të siguruar votat e nevojshme. Duke ditur se nuk u siguruan vota të mjaftueshme, ishte alternativa më e mirë për të hequr votën nga rendi i ditës për të parandaluar një humbje në votim që do të kishte qenë një fatkeqësi diplomatike”, thuhet në njoftim e ambasadës gjermane.

Ambasadori, Jorn Rohde, ka thënë se Bashkimi Evropian tanimë ka reaguar qartë duke deklaruar se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit.

Rohde ka theksuar se Gjermania qëndron krah Kosovës.

“Bashkimi Evropian ka reaguar me forcë: Veprimet e Serbisë në Këshillin e Evropës që pengojnë përparimin e Kosovës shkelin Marrëveshjen e Ohrit 2023. Gjermania qëndron me Kosovën, duke mbështetur aspiratën e saj për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës dhe duke ndihmuar në sigurimin e votave bazuar në meritat e saj”, ka shkruar ai.

The EU has reacted firmly: Serbia’s actions in the Council of Europe obstructing Kosovo’s progress violate the 2023 Ohrid Agreement. 🇪🇺 Germany stands with Kosovo, supporting its CoE full membership aspiration and helping secure votes based on its own merits.🇩🇪🤝🏽🇽🇰www.evropaelire.org/a/be-serbia-…

[image or embed]— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) March 7, 2025 at 9:20 PM