Gjermania po shtetëzon importuesin e saj më të madh të gazit natyror

Gjermania po shtetëzon importuesin më të madh të gazit natyror, Uniper, si pjesë e një plani prej 8 miliardë eurosh për të parandaluar mungesën e energjisë gjatë këtij dimri

Importuesi gjerman i gazit natyror "Uniper"

Gjermania është duke shtetëzuar importuesin e saj më të madh të gazit natyror, Uniper, si pjesë e një plani prej 8 miliardë eurosh për të parandaluar mungesën e energjisë këtë dimër.

Së fundmi, Evropa është goditur nga rritja e çmimeve të gazit natyror dhe energjisë elektrike si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck ka thënë se qeveria gjermane do të mbajë rreth 99 për qind të Uniper-it dhe 8 për qind të kompanisë së saj mëmë finlandeze “Fortum” (FOJCF).

Uniper si importuesi kryesor i gazit natyror në Gjermani siguron 40 për qind të furnizimit me gaz të vendit dhe është vendimtar për kompanitë e mëdha, raporton CNN.

Në korrik të këtij viti, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka njoftuar se qeveria do të ndërhynte për të shpëtuar Uniper-in me një paketë me vlerë deri në 15 miliardë euro. Ndërsa, sipas marrëveshjes së shpëtimit, qeveria është zotuar të sigurojë 7.7 miliardë euro për të mbuluar humbjet e mundshme në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika