Gjermania: Serbia po shkel obligimet e dialogut me projektligjin për Kosovën
Ridvan Emini··
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka thënë se Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin e juridiksionit të saj në çështje penale në Kosovë shkel detyrimet e saj të Dialogut të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka thënë se Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin e juridiksionit të saj në çështje penale në Kosovë shkel detyrimet e saj të Dialogut të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
<p lang=" en"="" dir="ltr">— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) November 1, 2024 ” title=””>X, MPJ gjermane i ka kërkuar Serbisë të rishqyrtojë vendimet e marra
“Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionin e veprave penale shkel qartë detyrimet e saj të Dialogut”.
“I kërkojmë Serbisë të rishqyrtojë. Të dy vendet Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023 pa vonesë, duke përfshirë ASMM”.
Nga ana tjetër të enjten Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë qëndrimin e tyre ndaj projektligjit të propozuar nga Qeveria e Serbisë për shpalljen e Kosovës si zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin e juridiksionit të saj në çështje penale në Kosovë.
Sipas Departamentit të Shtetit, ky projektligj përbën “një shkelje të qartë” të angazhimeve që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.