Gjermania ka kaluar në çerekfinale pasi mposhti Danimarkën me rezultat 2:0, me golat e shënuar në pjesë e dytë.

Skuadra gjermane e nisi furishëm ndeshjen duke shënuan që në minutën e katërt me anë të Nico Schlotterbeck, por goli u anulua pasi u rishikua në VAR për një ndërhyrje të palejuar gjatë aksionit.

Gjermanët rrezikuan dhe tri herë brenda dhjetë minutave të para, me Joshua Kimmich, Schlotterbeck dhe Kai Havertz, por në të tria rastet Kasper Schmeichel ishte në vend.

Danimarka rrezikoi në minutën e 24-të për herë të parë me Joakim Maehle, por që nuk anësori danez nuk ishte i saktë.

Në minurën e 35-të, skaudrat shkuan në pushim, pasi një shi i madh me breshër dhe shkarkime rrufesh kishte në stadium e Dortmundit.

Gjermania shënon golin e dytë ndaj Danimarkës

Skuadra e Gjermanisë ka dyfishuar epërsinë ndaj Danimarkës përmes lojtarit Musiala në minutën e 68-të.

Gjermania nga penaltia shënon golin e epërsisë ndaj Danimarkës

Kombtarja e gjermanisë ka shënuar golin e epërsisë ndaj Danimarkës për 1:0.

Nga penaltia e krijuar pas shikimi të VAR nga pika e bardhë ka shënuar Havertz për të regjistruar golin e Gjermanisë në minutën e 53-të kundër Danimarkës.

Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Danimarkës

45 minutat e parë mes Gjermanisë dhe Danimarkës kanë përfunduar pa gola mes këtyre dy skuadrave.

Pavarësisht dinamizmit të lartë të ndeshjes dhe shanceve të krijuara megjithatë golat nuk u shënuan.

Shiu ndërprenë ndeshjen Gjermani – Danimarkë

ërballja mes Gjermanisë dhe Danimarkës është ndërprerë në minutën e 36-të, e vlefshme për fazën e 1/16 të Euro 2024.

Gjyqtari anglez, Mark Oliver fillimisht dërgoi skuadrat drejt bankinave, ndërsa kur u pa që moti nuk po ndryshon i dërgoi në zhveshtore.

Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit (stuhive dhe reshjet e mëdha të shiut) në Dortmund, është vendosur që të pezullohet ndeshja e fazës së 1/16-tës të EURO 2024 ndërmjet Gjermanisë dhe Danimarkës. UEFA do të bëjë një njoftim për rifillimin e ndeshjes në kohën e duhur”, thuhet në njoftimi e UEFA-s.

Formacionet zyrtare, Gjermani – Danimarkë: Nagelsmann bën ndryshim në sulm, danezët luajnë në mbrojtje

Gjermania dhe Danimarka takohen sot në raundin e 1/16-tës të EURO 2024 nga ora 21:00 për të luftuar për një vend në çerekfinale.

Gjermania nikoqire doli si lider në Grupin A, duke mposhtur me lehtësi Skocinë dhe Hungarinë, ndërsa në përballjen e fundit kundër Zvicrës barazuan.

Në anën tjetër, Danimarka ka dëshmuar se janë ekip i vështirë për t’u mposhtur, duke marr tre barazime në tre ndeshjet në Grupin C.

Julian Nagelsmann  starton me emra si Jamal Musiala, Toni Kroos dhe Leroy Sane, ndërsa rolin e sulmuesit kryesor ia ka besuar Kai Havertzit.

Christian Eriksen do të luajë në mesfushë, ndërsa Rasmus Hojlund është në në sulm.

Gjermani: Neuer, Rudiger, Raum, Kimmich, Havertz, Kroos, Musiala, Schlotterbeck, Sane, Gundogan, Andrich.

Danimarkë: Schmeichel, Andersen, Vestergaard, Maehle, Christensen, Dalaney, Hojlund, Eriksen, Skov Olsen, Bah, Hojgjerg./Telegrafi