Gjermania synon të blejë sistem të mbrojtjes raketore izraelite ose amerikane

Berlini po shqyrton blerjen e një sistemi të mbrojtjes raketore nga Izraeli ose Shtetet e Bashkuara për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve, duke përfshirë raketat ruse Iskander në Kaliningrad, raportoi të shtunën e përjavshmja gjermane Welt am Sonntag.

Raketat Iskander mund të arrijnë, pothuajse, të gjithë Evropën Perëndimore, dhe nuk ka asnjë mburojë raketore për t’u mbrojtur kundër këtij kërcënimi, ka thënë shefi i mbrojtjes gjermane Eberhard Zorn për Welt am Sonntag në një intervistë të shtunën.

German Defense Minister speaks on coronavirus containment measures
Eberhard Zorn, Inspector General of the Bundeswehr.

“Izraelitët dhe amerikanët zotërojnë sisteme të tilla. Cilin preferojmë ne?

A do të arrijmë të krijojmë një sistem të përgjithshëm (mbrojtje raketore) në NATO?

Këto janë pyetjet që duhet t’u përgjigjemi tani,” ka thënë Zorn.

Ai nuk specifikoi emrat e sistemeve, por ka shumë të ngjarë t’i referohej Arrow 3 të ndërtuar nga Israel Aerospace Industries (IAI)  dhe sistemit amerikan THAAD të prodhuar nga Raytheon.

A U.S. Army Terminal High Altitude Area Defense (THAAD) weapon system is seen on Andersen Air Force Base

Rusia tha në vitin 2018 se kishte vendosur raketa Iskander në enklavën e saj të Kaliningradit, pjesë e Rusisë e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë.

Një sistem i lëvizshëm i raketave balistike Iskander zëvendësoi raketën Sovjetike Scud, dhe dy raketat e tij të drejtuara mund të mbajnë koka luftarake konvencionale ose bërthamore.

Në një fjalim historik, disa ditë pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se,  “Berlini do të rrisë shpenzimet e tij të mbrojtjes në më shumë se 2% të prodhimit të tij ekonomik, duke injektuar 100 miliardë euro në ushtri”.

Zorn i përket një grupi zyrtarësh të rangut të lartë që konsultohen me Scholz-in se si t’i shpenzojnë këto para.

“Deri më tani, vetëm një gjë është e qartë: ne nuk kemi as kohë dhe as para për t’i zhvilluar vetë këto sisteme (mbrojtje raketore), sepse dihet se kërcënimi i raketave tashmë ekziston”, ka thënë Zorn.

Duke iu referuar mungesës së Gjermanisë për një mbrojtje raketore me rreze të shkurtër, e cila mund të përdoret për të mbrojtur trupat në lëvizje ose nën kërcënim gjatë dislokimit, ai tha se Berlini kishte filluar të kërkonte blerjen e sistemeve të tilla dhe tani duhet të marrë një vendim.

The inglorious Bundeswehr – POLITICO

Përtej kësaj, Bundeswehr-i do të duhet të investojë 20 miliardë euro deri në vitin 2032 për të rimbushur depot e municioneve, ka shtuar Zorn.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika