Gjermania ua zgjat mandatin ushtarëve gjermanë në Kosovë

Gjermania ka vendosur që t’ia zgjasë edhe për një vit mandatin ushtarëve që shërbejnë në Kosovë

Kabineti federal i Gjermanisë ka vendosur që t’ia zgjasë edhe për një vit mandatin ushtarëve që shërbejnë në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Forca e Armatosur (Bundeswehr) të mërkurën e 29 majit.

“Në sfondin e tensioneve të kohëve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, Kabineti Federal pranon të zgjasë vendosjen e ushtarëve gjermanë në misionin e NATO-s KFOR në Kosovë edhe për një vit”, thuhet në njoftim.

Aktualisht janë 290 ushtarë që po shërbejnë në Kosovë, për të cilët Bundestagu duhet të vendosë ende për zgjatjen e mandatit.

Kabineti i Scholzit ka vendosur që kufiri i personelit që mund të dislokohet në Kosovë të jetë 400 ushtarë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika