Gjermania vendos të zgjasë mandatin e trupave të saj në Kosovë

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve ushtarake jashtë vendit, përfshirë edhe pjesëmarrjen në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Për të hyrë në fuqi, vendimi duhet të miratohet nga Bundestagu – Parlamenti i Gjermanisë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, tha se ky vendim tregon përkushtimin e vazhdueshëm të Berlinit për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit, ka raportuar gazeta gjermane Zeit.

Forcat gjermane të Bundeswehr-it janë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999, kur u vendosën si pjesë e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO.

Aktualisht, në Kosovë janë të stacionuar rreth 400 ushtarë gjermanë.

“Situata e sigurisë në vend mbetet e brishtë”, deklaroi Kornelius.

Në vitin 2023, kontingjenti gjerman u shtua përkohësisht për shkak të rritjes së tensioneve në veri të vendit.

“Një Kosovë e qëndrueshme është me rëndësi thelbësore për Gjermaninë dhe të gjithë Evropën”, tha Kornelius.

Zeit raporton se, ndërsa misioni i KFOR-it është teknikisht i pafund, mandati i tij i paraqitet ende Bundestagut për miratim vjetor.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika