Në qytetin e Vitisë, një qytetar ka dorëzuar në stacionin policor një portofol të gjetur në rrugën “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur sot, rreth orës 12:00, kur dy qytetarë kanë shkuar në stacion dhe kanë deklaruar se kanë gjetur një portofol me një shumë prej 1 mijë e 30 eurosh dhe dokumente personale.

Autoritetet policore, duke u angazhuar në rrugë operative, kanë identifikuar pronarin e portofolit dhe, duke ndjekur procedurat ligjore, i kanë kthyer të gjitha paratë e humbura.

Në momentin e kthimit, pronari i portofolit ka shfaqur një ndjenjë mirënjohje ndaj Policisë së Kosovës dhe qytetarëve të ndershëm që e kishin dorëzuar.

“Sot me datën 29.12.2023, rreth orës12:00 kanë ardhur  në Stacionin Policor Viti dy qytetar dhe deklarojn senë rrugën “Adem Jashari” në Viti kanë gjetur një Portofol me (1030) njëmijë e tridhjet euro  si dhe dokumente personale. Policia nëpërmjet rrugëve operative  ka arrit me e  identifikuar personin që i kishte humbur Portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është  kthyer, ku me rastin e kthimit të pranishëm ishte edhe qytetaret që e kishin gjetë portofolin”, thuhet në njoftim.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Kosovës ka falënderuar hapur të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e tyre të vazhdueshëm.

“Pronari i Portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palët qe i kanë kthyer Portofolin. Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.