Gjiganti francez “GIFI” së shpejti në Prishtina Mall

Një ndër markat më të njohura ndërkombëtare, GIFI, e cila përfshin kategoritë shtëpiake, artikuj dhe lodra për fëmijë, dekorime, dhurata, artikuj për hotelieri , ka njoftuar zyrtarisht për hyrjen e saj në tregun e Kosovës.

Në konferencën e mbajtur për shtyp në zyret qendrore të Prishtina Mall, u nënshkrua kjo marrëveshje bashkëpunimi mes Gifit dhe Prishtina Mall.

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot shprehu një optimizëm të qartë dhe theksoi rëndësinë strategjike të kësaj nisme për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy shteteve.

“Jemi të lumtur dhe të nderuar të jemi pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme,” tha Ambasadori, duke vënë në pah se kjo marrëveshje nuk është vetëm një transaksion biznesi, por një përpjekje për të thelluar marrëdhëniet ekonomike mes të dy shteteve”, ka thënë Olivier Guerot, Ambasador i Francës në Kosovës.

Për rëndësinë e marrëveshjes foli edhe përfaqësuesi i Gifi-t, i cili u shpreh i lumtur për këtë bashkëpunim.

“Jemi të lumtur që kemi arritur në këtë marrëveshje me Kosovën, e cila është hapi i parë për zgjerimin tonë në këtë pjesë të Evropës.Kemi shpresa të larta për sukses në tregun e Kosovës”, ka thënë Arnaud Bouillet, “GIFI”.

Ndërsa, presidenti i Bordit të Prishtina Mall, Fatmir Zymberi, shprehu vlerësimin e tij qe GIFI zgjodhi Prishtina Mall si lokacion.

Drejtori Ekzekutiv i GIFI për Kosovë , Gojart Shaqiri, tha se pritet të ketë hapsirë shitëse më shumë se 2,000 metra katrorë dhe do të ofrojë një gamë të gjerë prej mbi 30,000 produktëve.

Gjatë konferencës, u bë e ditur se hapja e dyqanit GIFI në Prishtina Mall pritet të ndodhë në javën e parë të muajit Nëntor. Në mbarë botën janë rreth 600 dyqane të këtij brendi.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika