Gjiganti i rrjeteve sociale “Facebook” nuk ndahet nga Dua Lipa, e quan “Mbretëresha e Shqipërisë”

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook pak ditë më parë i ka dhënë notën 10-të Dua Lipës në një nga postimet e saj në Facebook. Ndërsa, tani faqja zyrtare e Facebook ka komentuar prapë duke e titulluar atë si "Mbretëresha e Shqipërisë"

Foto ilustrim

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Dua Lipa vazhdon të tërheqë vëmendjen e gjigantit të rrjeteve sociale Facebook, i cili është themeluar nga Mark Zuckerberg.

Për herë të tretë, faqja zyrtare në Facebook ka komentuar në foto të këngëtares shqiptare, e cila po shijon pushimet në Shqipëri.

“Dua Lipa mbretëresha e Shqipërisë”, shkruhet poshtë fotove të yllit ndërkombëtar të estradës, të realizuara në bregdetin shqiptar.

Fotot e Dua Lipës të publikuara në Facebook
Komenti i bërë në foton e Dua Lipës nga Facebook

Po ashtu, pak ditë më parë ajo ka ndarë disa fotografi në Facebook, ku shkruan: “Mbrëmë rrugës për në festivalin tim të preferuar SunnyHillFestival”.

Por, ajo që ka rënë në sy ka qenë komenti që ka bërë Facebook, i cili ka shkruar se ajo është një dhjetë dhe ka një kombinim perfekt.

”She’s a 10 and she has the perfect fit”, shkruhet në komentin e bërë nga gjiganti i rrjeteve sociale.

Fotot e Dua Lipës të publikuara në Facebook
Komenti i bërë në foton e Dua Lipës nga Facebook

Sigurisht, që edhe ky koment ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve.

Ndërkaq, ylli nga Kosova kishte postuar disa foto edhe nga katër ditët e Festivalit Sunny Hill i mbajtur në Kosovë, faqja e Facebook nuk ka munguar me një koment, ku ka shkruar që ishin katër ditët më të mira.

Fotot e Dua Lipës të publikuara në Facebook
Komenti i bërë në foton e Dua Lipës nga Facebook

Ylli shqiptar, e cila është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit, ajo javën e fundit e ka kaluar në Kosovë ku interpretoi në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt për katër ditë në Prishtinë.

Këngëtarja e pop muzikës, e cila është krijuese e shumë hiteve, i ka shijuar në maksimum këto ditë derisa ka ndarë shumë momente të veçanta edhe me ndjekësit në rrjete sociale.

Dua Lipa gjatë përformacës së saj në Festivalin Sunny Hill në Kosovë 2022

Ajo është duke qëndruar në Shqipëri pasi do të fillojë Festivalin Sunny Hill më 26 gusht, ku do të përformojnë shumë artistë shqiptar dhe me famë botërore.

Festivali në Shqipëri do të zgjasë deri më 28 gusht, dhe biletat janë akoma në shtije, të cilat mund të blihen në faqen e tyre zyrtare.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika