Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur është raportuar i zhdukur në Gjilan.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, babai ka raportuar se djali i tij i mitur është larguar nga shtëpia dhe se aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij.

“Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 02.01.2026-14:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij i mitur mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.