Gjilan, shkoi për trajtim mjekësor në emergjencë, të dyshuarit i bie kokaina nga rrobat

"I dyshuari mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e spitalit si pasojë e lëndimeve te pësuar në një aksident trafiku. Gjatë ekzaminimit mjekësor është vërejtur se pacientit i kishte rënë nga rrobat një substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë"

Spitali i Gjilanit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore ne emergjencën e spitalit në Gjilan, si pasojë e një aksidenti trafiku. Por, gjatë ekzaminimit mjekësor, është vërejtur se pacientit i kishte rënë nga rrobat një substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Më tej, në njoftimin e policisë thuhet se prokurori kujdestar nuk ka marrë vendim për ndalimin e të dyshuarit për shkak te natyrës së lëndimeve trupore tek i dyshuari.

“Gjilan, 26.08.2023-20:15. I dyshuari mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e spitalit si pasojë e lëndimeve te pësuar në një aksident trafiku. Gjatë ekzaminimit mjekësor, është vërejtur se pacientit i kishte rënë nga rrobat një substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka konfiskuar substancën narkotike, e cila pas matjes ka rezultuar me peshë 15.4 gramë. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar nuk ka marrë vendim për ndalimin e të dyshuarit për shkak te natyrës së lëndimeve trupore tek i dyshuari. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika