Gjilan – Vidhet një shumë e konsiderueshme e parave në një shtëpi
Gjatë kësaj dite, hajnat në qytetin e Gjilanit kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave në një shtëpi. Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani ka thënë se ky rast po hetohet si “Vjedhje e rëndë”. “Ju njoftoj se është raportu një rast vjedhje e rëndë […]
Gjatë kësaj dite, hajnat në qytetin e Gjilanit kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave në një shtëpi.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se ky rast po hetohet si “Vjedhje e rëndë”.
“Ju njoftoj se është raportu një rast vjedhje e rëndë këtu në Gjilan. Sipas viktimës, atij sot gjatë ditës i janë vjedhë një shumë e konsiderueshme para të gatshme. Për rastin është njoftu prokurori i shtetit. Njësitet e hetimeve rajonale janë duke i zhvillu hetimet”, ka thënë Hashani.















