Më 2 dhe 3 qershor 2025, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizoi Konferencën Ndërkombëtare Vjetore Shkencore (UKZAC 2025) me temën “Teknologjia, Shkenca dhe Arsimi: Rrugët drejt një Shoqërie Inteligjente”.

Kjo ngjarje e rëndësishme u përfundua me sukses, ku kishte të ftuar ndërkombëtarë të cilët ndanë perspektivat e tyre mbi ndikimin e teknologjisë dhe shkencës në ndërtimin e shoqërisë inteligjente.

Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në integrimin e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) në sistemin e saj arsimor.

Dhe duke qenë Kosova pjesë e projektit STEM, veçse e dëshmon këtë.Duhet të përmendim se Gjilani është pjesë e projektit “Stem Europe” në mesin e 6 vendeve të tjera evropiane si partner i plotë.

Dekani I Fakultetit të Shkencave Aplikative në Universitetin “Kadri Zeka”, Xhevdet Thaqi në emisionin “Moment” në televizionin Dukagjini ka thënë se bashkëpunimet ndërkombëtare nuk ndalen me kaq, ata do të vazhdojnë edhe me disa projekte të tjera.