Gjilani nënshkruan marrëveshje për qarkoren e re në vlerë prej 27 milionë eurosh

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar një marrëveshje për qarkoren e re të qytetit, një projekt me vlerë prej rreth 27 milionë eurosh, i cili u vlerësua si investimi më i madh infrastrukturor në historinë e qytetit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tashmë ka nënshkruar marrëveshje për projektin e qarkores së re të qytetit me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Projekti kap vlerën e rreth 27 milionë eurove, dhe, sipas komunës, është investimi më i madh infrastrukturor në historinë e qytetit të Gjilanit.

“Sapo nënshkruam projektin më të madh infrastrukturor në historinë e Gjilanit, në vlerë totale prej 27 milionë eurosh.  Sivjet nisin punimet në fazën e parë të këtij projekti që do t’i lidhë të gjitha rrugët kryesore të Gjilanit. Qeveria për komunat”, kështu ka shkruar zëvendësministri Durmishi, në Facebook.

Qarkorja e re e qytetit ka gjatësi rreth 20 kilometra, 4 korsi që do t’i lidhin të gjitha rrugët magjistrale.

“Gjilani me qeverisje të ndershme e plot dinjitet tashmë ka kthyer vëmendjen meritore”, ka shkruar mes tjerash Hyseni, në Facebook.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika