Gjimnazistët e Glloboçicës për një muaj s’patën transport
Është fshat në kufi me Maqedoninë e Veriut dhe gjimnazistët e Glloboçicës duhet të udhëtojnë deri në qytetin Kaçanik për të shkuar në shkollë. Distancën prej rreth 23 kilometrave, 24 nxënës të këtij fshati deri dje janë detyruar ta bëjnë me mjete vetanake pasi për këtë periudhë u ishte ndërprerë transporti. Ky është problem është […]
Është fshat në kufi me Maqedoninë e Veriut dhe gjimnazistët e Glloboçicës duhet të udhëtojnë deri në qytetin Kaçanik për të shkuar në shkollë.
Distancën prej rreth 23 kilometrave, 24 nxënës të këtij fshati deri dje janë detyruar ta bëjnë me mjete vetanake pasi për këtë periudhë u ishte ndërprerë transporti.
Ky është problem është i madh sipas përfaqësuesit të fshatit, Ziber Luma.
“Gjatë muajit shtator realisht qysh kanë mujt janë gjendur, dikush të familjarët ka ndejt e dikush me vetura personale, me peripeci të medha kanë vazhdu”, ka deklaruar Luma.
Problemi rendohej edhe më shumë gjatë kësaj periudhe pasi fshati nuk ka as transport të rregullt deri në Kaçanik.
“Transport Gllobocicë-Kaçanik nuk ka, ka vijë që vinë nga Prishtina në Tetovë dhe ato mundohemi mi shfrytëzu”, ka shtuar Luma.
Në komunë tregojnë arsyen për mungesën e transportit nga ana tyre deri më 3 tetor.
Por kjo zgjidhje, nuk është përfundimtare.
Drejtori i Arsimit në Kaçanik, Zahir Doda thotë se pas dy muajsh do të dihet kompania përfundimtare, derisa gjimnazistët e Glloboçicës janë të liruar nga pagesa.
Sipas zyrtarëve komunal, minibusi për nxënës në këtë fshat përgjatë këtyre dy muajve do të shkojë në mëngjes dhe mesditë.















