Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, njëherit kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, në një intervistë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se “duhet me zbrit prej këtij treni të gabuar”.
“Qytetarët e Kosovës kanë me vendos për zhvillim, kanë me vendos për me ngrit vendin prej vendit më të varfër në Evropë, me kalu diku tjetër në pozitë. Duhet me pas paga më të mira, pensione më të mira, shkolla më të mira, spitale më të mira, rrugë më të mira… dhe duhet me ndërru kursin”.
”Unë them kështu shpesh, duhet me zbrit prej këtij treni në të cilin jemi me këtë parti që i ka fitu zgjedhjet, për shkak se jemi në tren të gabuem. Nëse jemi në tren të gabuem, krejt stacionet kanë me ardh të gabueme dhe kjo po vërtetohet qe gjashtë vite”.
“Ky është tren i gabuem për Kosovën. Sa ma gjatë që kemi me qëndru në kursin e njëjtë, ma kosto ka me na ardh për me u kthy në rrugë të mbarë”, ka thënë Gjini, duke shtuar se do të insistojnë të kenë qeverisje të opozitës.