Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka ftuar qytetarët që sot t’i bashkohen “Marshit për Liri” në Prishtinë.
Gjini përmes një postimi ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen në ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu”, prej nga do të niset marshi, njofton Dukagjini.
“Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë. Ju ftoj që në ora 14:00 të mblidhemi në sheshin “Skënderbeu” për të ecur krah për krah në Marshin për Liri. Aty do të bashkojmë zërin tonë për të përcjellë mesazhin më të mirë e më të fuqishëm që Kosova mund të japë sot në këtë moment të rëndësishëm”, ka shkruar Gjini.
Kujtojmë se rreth 200 mijë persona pritet të marrin pjesë sot në Prishtinë në “Marshin për Liri”, të organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.