Gjini: Gjakova ndër makinat më të mëdha që ka Kosova

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, vitin 2022 e ka vlerësuar si të zorshëm për qeverisje krahasuar me vitet e kaluara.

Adrian Gjini

Në një bisedë në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, Adrian Gjini ka folur edhe për rolin e tij si kryetar i Gjakovës dhe planet e sfidat që e presin në vitin 2023.

“Puna e kryetarit të komunës është puna më sfiduese në politikë, por është edhe shumë përmbushëse. Puna e kryetarit nuk është vetëm një kurorë. Unë përpiqem që të jem afër çdo qytetari, t’i pres ata, t’i dëgjoj hallet e kërkesat e tyre. Gjakova i ka sfidat e veta, por edhe përparësitë, pasi i gjithë komuniteti janë të lidhur me njëri tjetrin dhe kjo e lehtëson shumë punën tonë”, ka thënë Gjini.

Edita Doli, Adrian Gjini

Duke folur se si është Gjakova sot gjatë udhëheqjes së tij, Gjini ka thënë se edhe pse ky vend është lënë pak anash, po bëjnë përpjekje që t’i realizojnë planet.

“Gjakova është një ndër makinat më të mëdha që ka Kosova. Është mëkat që një aset kaq i madh është lënë në gjumë nga shteti. Para gjashtë viteve Gjakova ka pasur 2.4 milionë të hyra dhe sot është e katërta nga të hyrat në Kosovë, duke tejkaluar pesë milionshin. Kjo duhet kuptuar si arritshmëri, pasi taksat nuk janë rritur dhe buxheti është dyfishuar. Pra jemi, ndër komunat me investimet më të mëdha kapitale”, ka thënë Gjini për Radio Dukagjini.

Kryetari i komunës së Gjakovës përmendi si të arritura edhe asfaltimin e shumicës së fshatrave dhe mundësimin e furnizimit me ujë për 46 fshatra, derisa premtoi se nga Pranvera e Vitit të ardhshëm, i gjithë qyteti do të ketë ndriçim.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika