Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se nuk sheh arsye për një takim mes tyre.
Duke folur në në Klan Kosova, Gjini deklaroi se Kurti duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, duke iu referuar edhe situatës me furnizimin me materiale ndërtimore.
“Mos insisto me u taku me mua, sepse nuk ke për çka me u taku me mua. Ti që e ke pru Kosovën në ditën që duhet me ble gurë prej Serbisë”, deklaroi Gjini.