Gjini: Kurti është kryeministër i keq, në shumë aspekte është skandaloz
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, njëkohësisht pjesë e AAK-së, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është kryeministër i mirë dhe se sipas tij, në shumë çështje është edhe skandaloz. Sipas Gjinit, në shumë aspekte, Kurti dhe Qeveria e tij, është më skandalozja që e ka pasur ndonjëherë Kosova. “Në aspektin […]
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, njëkohësisht pjesë e AAK-së, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është kryeministër i mirë dhe se sipas tij, në shumë çështje është edhe skandaloz.
Sipas Gjinit, në shumë aspekte, Kurti dhe Qeveria e tij, është më skandalozja që e ka pasur ndonjëherë Kosova.
“Në aspektin ekonomik, në aspektin e politikave të jashtme, në aspektin e politikave sociale, në aspektin e politikave zhvillimore është qeveria më skandaloze që e ka pasur Kosova deri më tash. Duhet ta kuptojmë që nuk ka asgjë në këtë botë bardhë e zi, jemi duke e ditur që e ka gabim në të gjitha çështjet e brendshme”, ka thënë ai.
Po ashtu, Gjini ka thënë se partia e tij i ka ofruar mbështetje Kurtit për ta arritur një marrëveshje me Serbinë, sepse sipas tij, qeveria aktuale i ka numrat e duhur në parlament për ta bërë një gjë të tillë.
“Nuk është Albin Kurti kryeministër i mirë I Kosovës, është km I keq I Kosovës, në shumë aspekte është skandaloz. Jemi duke menduar që të arrijmë marrëveshja me Serbinë, pasi situatë të numrave mund të kemi shumë problem më vonë”, ka thënë ai.
“Arsyeja pse e kemi mbështetur, eksplicit I kemi thënë se të mbështesim për marrëveshje, natyrisht duhet ta dimë çfarë marrëveshje, sepse e dimë se është interes jetik I Kosovës, që në këtë fazë këtë vit eventualisht vitin tjetër, por jo më larg, sepse shumë konstelacione ndërrojnë”, ka vijuar Gjini.
Tutje, Gjini është shprehur se po të kishin mundësi do ta rrëzonin menjëherë Qeverinë Kurti nga pushteti.















