Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si jokushtetuese dhe jolegjitime Qeverinë e votuar sot në Kuvendin e Kosovës.
Gjini, përmes një postimi, ka bërë të ditur se Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që çështja të trajtohet me prioritet, njofton Dukagjini.
“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime. Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetueshmërisë po lëkunden”, ka shkruar Gjini.
Kujtojmë se deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishin të pranishëm në seancë ku u votua Qeveria.
Të pranishëm ishin deputetë të VV-së, Listës Serbe e disa nga komunitetet.