Gjini: Thirrja e seancës për 9 shtator është shkelje brutale e Kushtetutës

Kryetari i Aleancës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë, duke e kritikuar thirrjen e seancës për 9 shtator dhe duke e cilësuar situatën si shkelje të Kushtetutës.

Ai ka thënë se Kosova po përballet prej kohësh me një krizë institucionale, ndërsa ka akuzuar pushtetin për, siç është shprehur, uzurpim të institucioneve dhe shkelje të njëpasnjëshme kushtetuese.

“Fatkeqësisht, politika e Kosovës nuk po produkton lajme të mira fare që një kohë shumë të gjatë. Po bëhen dy vite prej se Kosova është në krizë institucionale të qëllimshme. Ajo që e kemi parë sot, që do të thotë thirrja e seancës me datën 9 shtator, është edhe një shkelje brutale, enorme edhe e bindjes kushtetuese po e vetë Kushtetutës edhe më herët. Kjo është një mënyrë me u tallë me shtetin, me u tallë me qytetarët, është një mënyrë me abuzuar skajshëm me gjithçka që shteti i ofron dikujt që i fiton zgjedhjet, e ajo është me qeverisë.”

Sipas tij, më herët kishte pasur shkelje kushtetuese, por, siç ka deklaruar, ishte ruajtur një mundësi për të shmangur përshkallëzimin e krizës.

“Shikoni, shumica dërrmuese prej nesh, për mos me thënë të gjithë, e kemi ditë që edhe para 30 dite ka pasur shkelje kushtetuese, mirëpo kemi besuar që duhet me e mbajtur një rrugë çelë, që Kosova mos me dalë jashtë çdo vije kushtetuese, mos me u kthyer në pikën zero kushtetuese. Ajo që ka ndodhur sot është që një person, i cili që i ka uzurpuar institucionet e vendit paligjshëm, i cili është toleruar nga të gjitha Partitë Politike, me ia caktuar vet vetes edhe 30 ditë, edhe këto 30 ditë që i ka caktuar vetë i ka shkelur. Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues. Kjo është anarki. Thënë më së buti, është anarki.”

Kryetari i Aleancës ka paralajmëruar edhe për pasojat që, sipas tij, mund të shkaktohen nga precedentët institucionalë të krijuar gjatë kësaj periudhe.

“Këta njerëz do të mbahen mend si superkriminelët më të mëdhenj në historinë e Kosovës me i përdorur termat e tyre. Këta po e dëmtojnë të ardhmen e vendit tonë, këta po krijojnë precedentë, të cilat po ju premtoj që një ditë do të përfundojnë, mirëpo do të na duhet tepër shumë kohë për me dalë prej krizës edhe prej katrahurës të cilën tashmë e kanë shkaktuar.”

Ai u ka bërë thirrje edhe dy partive tjera politike që, sipas tij, kanë qenë në opozitë deri tani, që të mos bëhen pjesë e asaj që e ka cilësuar si shkelje kushtetuese.

“Unë mendoj që edhe dy partitë tjera politike, të cilat kanë qenë në opozitë deri tani, duhet të mendojnë e të mos bëhen pjesë e kësaj shkelje brutale kushtetuese, e kësaj nxirje të Kosovës nga binaret e zhvillimit të vet.”

Kryetari i Aleancës ka kritikuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se me veprimet e fundit, sipas tij, nuk po lë hapësirë për një zgjidhje normale dhe kushtetuese.

“Sot Kurti nuk lë rrugë për zgjidhje normale edhe kushtetuese në Kosovë. I ka mbyllur të gjitha rrugët për me biseduar për të ardhmen e vendit. Po dëshiron me e caktuar vetë datën e zgjedhjeve përmes shkeljeve të njëpasnjëshme kushtetuese.”

Në fund, ai ka kritikuar edhe funksionimin e institucioneve qendrore, duke pretenduar se vendimet e tyre janë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

“Sot në Kosovë nuk ekziston asnjë autoritet që ushtron detyrën e vet e që nuk e shkel ligjin edhe Kushtetutën, përpos komunave të Kosovës. Ministrat janë në shkelje të ligjit. Çdo vendim i tyre është i paligjshëm sot. Vetë ky që e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit, çdo vendim që e merr e ka të paligjshëm dhe jashtëkushtetues”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika