Gjinovci: Rektori i UP-së po tentohet të rrëzohet nga një plagjiator

Rron Gjinovci nga ORCA ka thënë se rektori i UP-së, Naser Sahiti, po tentohet të rrëzohet nga një plagjiator. Kjo organizatë e ka quajtur historik momentin kur rektori i UP-së e ka raportuar anëtarin e Këshillit Drejtues, Selim Bezeraj në Këshillin e Etikës si plagjiator

Rektori i UP-së, Naser Sahiti në një konferencë për media





Organizata për Ngritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) e ka cilësuar historike raportimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti në Këshillin e Etikës për plagjiaturë ndaj anëtarit të Këshillit Drejtues, Selim Bezeraj.

Rron Gjinovci nga ORCA ka thënë se rektori i UP-së po tentohet të rrëzohet nga një plagjiator.

“Ne do të veprojmë gjithmonë kundër padrejtësive ashtu sikurse para katër vjetësh në të njëjtën kohë”, ka thënë Gjinovci.

Ndërkaq, rektori i UP-së, Naser Sahiti anëtarët e Këshillit Drejtues i ka cilësuar si “më të dobëtit ndër vite”.

“Çkado që të ndodhë sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues, unë do të punoj dhe kontribuoj për Universitetin e Prishtinës. Kam raportuar në Këshillin e Etikës, sepse këta janë anëtarët më të dobët ndër vite”.

Ndryshe, të enjten e 20 tetorit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti në një konferencë për media e ka quajtur “mbledhje kundërligjore” mbledhjen e paralajmëruar të Këshillit Drejtues për sot (të premten) në të cilën është i ftuar Sahiti që të japë sqarime për disa prej atyre që janë evidentuar si probleme të përsëritura ndër vite.

Ai ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje, sepse është bërë pa konsultimin e tij dhe në kundërshtim me statutin e UP-së.

“Mbledhja është caktuar në kundërshtim me statutin dhe duke më kundërshtuar mua”, ka thënë ai.

Sipas tij, një ndër arsyet pse kjo mbledhje nuk mund të konsiderohet legjitime është edhe vetë përbërja e Këshillit Drejtues.

RTV Dukagjini ka siguruar dokumentin ku janë çështjet e listuara, për të cilat Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës po i kërkon rektorit Naser Sahiti që të japë sqarime për to.

Sahiti: Nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues, është joligjore





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika