Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar se është organizuar transport me autobusë nga qytete dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës për qytetarët që duan të marrin pjesë në Marshin për Liri, më 12 shtator në Prishtinë.
Sipas njoftimit, autobusët do të nisen nga pika të ndryshme nëpër komuna, ndërsa oraret dhe vendet e nisjes janë bërë publike nga organizatorët.
Destinacioni i autobusëve është sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ku do të mbahet Marshi për Liri, i cili nis në orën 14:00.
Marshi organizohet nga platforma “Liria ka Emër” nën moton “Kosova po pret”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.