Gjithçka nga dita e parë e Prishtina Max Fest

Prishtina Max Fest 2023 tashmë ka filluar, është bërë e ditur qysh para fillimit të saj se ky festival madhështor jo komercial do të përfshijë të gjitha grupmoshat.

Nga 7 deri më 9 maj në sheshin më të ri “George Bush” në Prishtinë, po ndodhin shumë gjëra për të ju përcjellë shumë argëtim dhe emocion tek ju, me shumë aktivitete për fëmijë, surpriza, mega koncerte me superyjet dhe mbi 50 përfaqësues të hoteleve nga Turqia, Dubai dhe Egjipti për të informuar qytetarët e Kosovës nga afër për gjithçka rreth hoteleve dhe sezonit veror 2023.

Pamje nga festivali Max Fest në Prishtinë

Festivali më i madh jo komercial në Kosovë do të vazhdojë të jetë i hapur ende duke filluar nga ora 10:00-23:00 në sheshin “George Bush” në Prishtinë.

Ditës së 7 Majit i priu programi madhështor i përgatitur enkas për fëmijët, në anën tjetër përderisa fëmijët ishin duke u argëtuar me palaçon, maskota e ndryshme, duke bërë ngjyrosjen e fytyrës dhe duke vazhduar më pas me vallëzime dhe koncert posaçërisht për ta dhe shumë lojëra dhe aktivitete të tjera, qytetarët po informohen vazhdimisht nga përfaqësuesit e hoteleve dhe stafi i Max Travel në lidhje me hotelet, për të bërë rezervimet e pushimeve.

I gjithë ky program i menduar dhe realizuar  deri ne detajin e fundit nga MAX travel dhe Komuna e Prishtinës për femijët filloj qysh ne mëngjes për të vazhduar deri në ora 18:00.

Dita e parë e Prishtina Max Fest nuk mbaroi ende.

Pamje nga festivali Max Fest në Prishtinë

Mbrëmja e 7 Majit kulmoi kur në skenën gjigante tek Sheshi George Bush arriti Bardhi me plotë 45 minuta performancë të jashtëzakonshme para dhjetëra mijëra qytetarëve, koncerti i organizuar nga Max Travel në kuadër të Prishtina Max Fest vazhdoi me Diven Elvana Gjata ku dhuroi për të gjithë të pranishmit një një super energji me hitet e saj ndër vite për 45 minuta.

Vlen të theksohet se energjia e pashtershme e këtij koncerti gjatë gjithë mbrëmjes ishin Fisnik Zymi dhe Donika Hyseni.

Fisnik Zymi dhe Donika Hyseni

Ndryshe, sipas statistikave, në koncert kanë qenë të pranishëm rreth 15 mijë persona.

PRISHTINA MAX FEST është ende me ju në sheshin George Bush me panair e koncerte edhe për 2 ditë të tjera.

Të fundit nga rubrika