Gjithçka nga dita e tretë e Prishtina Max Fest

Prishtina Max Fest 2023 po vazhdon të jetë i hapur në sheshin George Bush edhe gjate ditës së 9 Majit me fillim nga ora 10:00 duke hapur panairin e turizmit për të gjithë qytetaret.

Nga 7 deri më 9 maj në sheshin më të ri “George Bush” në Prishtinë, po ndodhin shumë gjëra për të ju përcjellë shumë argëtim dhe emocion tek ju, me shumë aktivitete për fëmijë, surpriza, mega koncerte me superyjet dhe mbi 50 përfaqësues të hoteleve nga Turqia, Dubai dhe Egjipti për të informuar qytetarët e Kosovës nga afër për gjithçka rreth hoteleve dhe sezonit veror 2023.

Duhet theksuar se edhe gjatë ditës së tretë të gjithë të interesuarit po afrohen për të marr sa ma shumë informacione nga përfaqësuesit e hoteleve për destinacione të ndryshme gjatë gjithë ditës, ku në të njëjtën kohë me rastin e shënimit të ditës së Tokës, fëmijët po argëtohen maksimalisht me aktivitetet dhe ngjyrosjen e banerit unik “THE WORLD IS YOURS TO EXPLORE” te përgatitura nga Max Travel së bashku me organizatën TOKA për të gjithë fëmijët.

Për të përmbyllur edicionin e tretë të festivalit më të madh jo komercial në Kosovë, Prishtina Max Fest 2023, mbrëmja e 9 Majit ishte një ndër netët më kulminante pavarësisht motit të ligë ku nuk u bë arsye që dhjetëra mijëra qytetarë nuk ndaluan për një performanc të jashtëzakonshme me super yjet. Në skenën gjigante tek sheshi George Bush arriti Sabri Fejzullahu me një performancë para qytetarëve në Prishtinë me një super energji me hitet e tij ndervite, por jo edhe kaq pasi pas kësaj në skenë u ngjitën edhe Shemi dhe Iliret për të sjellur këngët më të njohura për të gjithë shqiptarët. Atmosfera nuk mbaroi me kaq derisa skenës po ju bashkohej Mc Kresha dhe Lyrical Son me shumë brohoritje nga të gjithë të pranishmit ku zëri i tyre u dëgjua kudo.

Të pranishmit kishin mundësinë të fitonin një bilet falas nga sponzori gjeneral i Max Fest, Turkish Airlines, e që këtë fat e kishte … e zgjedhur ne mënyrë rëndom, ku këtë cmim e dhuroj para të gjithë qytetarëve ambasadori i Republikës së Turqisë z.Sabri Tunç Angıl.

Gjatë këtij super organizimi nga Max Travel se bashku me Komunen e Prishtinës, vlen të theksohet se energjia e pashtershme e këtyre tri netëve ishin Fisnik Zymi e Donika Hyseni.

Të fundit nga rubrika