Gjithçka nga operacioni i djeshëm i policisë dhe vrasja e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë

Të enjten e 30 nëntorit, është zhvilluar një operacion policor për arrestimin e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë. Gjatë operacionit, njëri prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur është vrarë, katër të tjerë janë arrestuar dhe një i dyshuar gjendet në kërkim policor

Foto: Doruntina Bylykbashi

Dje, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor për arrestimin e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.

Gjatë këtij operacioni, njëri prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur është vrarë, katër të tjerë janë arrestuar dhe një i dyshuar gjendet në kërkim policor.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe është plagosur një zyrtar policor.

“Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, ka njoftuar policia.

Zyrtarit policor thuhet se i është ofruar ndihma mjekësore në ShSKUK dhe se i njëjti tanimë është jashtë rrezikut për jetë.

Pas këtij aksioni policor ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke thënë se rendi dhe ligji do të mbizotërojnë në çdo cep të Kosovës.

Sveçla ka thënë se një javë më parë Kosova është terrorizuar nga një plaçkitje e armatosur nga persona të maskuar në qendër të qytetit të Suharekës, ku një zyrtar policor mbeti i plagosur dhe një i lënduar.

“Akte të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe përgjigjja e vetme ndaj kriminelëve të tillë është sjellja para drejtësisë. Për këtë, Policisë së Kosovës i kam ofruar mbështetjen time të plotë institucionale si dhe kam kërkuar angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti”, ka shkruar Sveçla.

Lexo dhe: Sveçla për grabitjen në Suharekë: Vendi i kriminelëve është burgu, krimet s’do mbesin pa u ndëshkuar

Sveçla ka theksuar se kriminelët e kanë vendin në burg dhe se veprimet e policisë janë mesazh i qartë se kushdo që tenton ta cenojë sigurinë në vend do ta marrin përgjigjen e njëjtë.

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, dje në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka njoftuar se polici i plagosur sot nga operacioni policor për kapjen e grabitësve të Suharekës është jashtë rrezikut për jetë.

Ai ka thënë se zyrtarët policorë të Kosovës përballen me rreziqe të mëdha në vendin e punës.

Lexo dhe: Zeqiri:Rreziku për policët është shumë i lartë, 23 prej tyre kanë humbur jetën në vend pune

“Është jashtë rrezikut për jetë… informacionet i kam nga kolegët e mediat. Të gjithë policët me autorizime policore janë në detyrë 24 orë, kanë obligim të intervenojnë në çdo rast edhe nëse nuk janë në orar. Rrezikshmëria është më e larta, krahasuar me institucionet tjera apo me sektorët e tjerë. Nuk mund ta përjashtojmë asnjë zyrtar policor nga rrezikshmëria, sepse ka obligim ligjor të veprojë në çdo rast, pa marrë parasysh rastin”, ka thënë Zeqiri.

Grabitja e armatosur në Suharekë ka ndodhur më 22 nëntor të këtij viti, saktësisht rreth orës 15:45.

Prokurorja në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Ervehe Gashi, duke iu referuar asaj që i ka thënë pronari i dyqanit, ka njoftuar se malli që këta persona kanë plaçkitur brenda argjendarisë në Suharekë ka vlerën e afro 250 mijë eurove.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika