Gjithë bota në pritje të fjalimit të Putinit

Bota është duke pritur fjalimin e Putinit në ditën e mposhtjes së Gjermanisë Naziste, fjalim i cili, sipas spekulimeve, pritet të jetë mbi pushtimin e Ukrainës

Të hënën e 9 majit, Rusia shënon Ditën e Fitores, apo atë që ndryshe njihet si mposhtja e Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Të hënën, pritet të shfaqen trupa, tanke dhe raketa në Sheshin e Kuq të Moskës dhe në qytete të tjera të vendit.

Nën regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin, kjo ditë është shndërruar në një shfaqje të fuqisë së ushtrisë ruse, njëkohësisht, në një rast rikujtimi për sakrificat e Luftës së Dytë Botërore.

Rreth 27 milionë qytetarë sovjetikë janë vrarë në atë që rusët e quajnë Luftë të Madhe Patriotike.

Kremlini ka thënë se parada ushtarake do të zhvillohet sot në 28 qytete të Rusisë, me 65,000 pjesëmarrës, 2,400 pajisje ushtarake dhe më shumë se 400 avionë.

Megjithatë, këtë vit, ngjarja vjen nën hijen e luftës në Ukrainë.

Rusia kishte nisur pushtimin e fqinjit të saj më 24 shkurt, pas shfaqjes së hapur të ambicieve të Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Mijëra njerëz janë vrarë në luftë, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë.

Rusia vazhdon të mohojë “luftën” duke iu referuar pushtimit si “operacion i posaçëm ushtarak”.

Ka spekulime se Putin mund ta shfrytëzojë rastin e sotëm për të bërë një njoftim të madh në lidhje me pushtimin.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se ai mund të shpallë luftë të shkallës së plotë në Ukrainë, por këtë e ka mohuar Kremlini.

Në prag të kësaj dite, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia “ka harruar gjithçka që ka qenë e rëndësishme për fituesit e Luftës së Dytë Botërore”.

Ai ka thënë se e gjithë bota e lirë mund ta shohë se Ukraina është “pala e së mirës në këtë luftë” dhe shtoi se Rusia “do të humbasë, sepse e keqja humbet gjithmonë”.

Udhëheqësit perëndimorë kanë shfrytëzuar Ditën e Fitores për të dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i cili vizitoi Ukrainën, tha se Putin “po shkon kundër vlerave, për të cilat aq shumë njerëz kanë luftuar dhe janë vrarë”.

Udhëheqësit e grupit të vendeve më të industrializuara, të njohur si “G7”, kanë thënë se veprimet e Putinit kanë sjellë “turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj”.

Dita e Fitores, ajo në të cilën rusët festojnë pikën përfundimtare të vitit 1945, të asaj që ata ende e quajnë “lufta e madhe patriotike”, gradualisht është bërë pika qendrore e konceptit të Vladimir Putin për identitetin rus gjatë dy dekadave të tij në krye të vendit.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika