“Gjithmonë ka pasur lojtarë të mëdhenj” – Zogaj mbështet Anglinë në Euro 2024
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se mbështet ekipin e Anglisë në Kampionatin Evropian Euro 2024. Zogaj ka pranuar se këtë vit po ndjek më pak ndeshjet për shkak të angazhimeve, megjithatë ai planifikon të shohë ndeshjet e çerekfinales pasi është një adhurues i madh i futbollit. Ai në Euro Duel, ka […]
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se mbështet ekipin e Anglisë në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Zogaj ka pranuar se këtë vit po ndjek më pak ndeshjet për shkak të angazhimeve, megjithatë ai planifikon të shohë ndeshjet e çerekfinales pasi është një adhurues i madh i futbollit.
Ai në Euro Duel, ka treguar se është tifoz i flaktë i Premier Ligës dhe posaçërisht i Manchester United, ekip të cilin e simpatizon që nga viti 1999.
“Më pak se që kam planifikuar po mundmë ta ndjek kampionatin evropian, pasi kohët më përpara i kam përcjellë më shumë. Ndeshjet e çerekfinales gjithsesi që i përcjelli jam fans i futbollit e sidomos i Premier Ligës, bëj tifo për Manchester United, e kam simpatizu në nivelet më të larta të tij, prej 99-s”, ka thënë ai.
Edhe pse ka përjetuar periudha të vështira me ekipin e tij të preferuar, ai shpreson se Manchester United do të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit.
“Në evropian kam disa kombëtare që bëj tifo. Normalisht, mbështes Shqipërinë, por gjithashtu kam një simpati të veçantë për Anglinë dhe Italinë. Sot jam me tifozllëkun për Anglinë. Gjithmonë ka pasur lojtarë të mëdhenj dhe si ekip kombëtarë, megjithatë, nuk japin rezultatet që priten,” ka deklaruar Zogaj.















