GjND fillon shqyrtimin e çështjes së territoreve palestineze të pushtuara nga Izraeli

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) sot filloi një seancë mbi ligjshmërinë e pushtimit 57-vjeçar nga Izraeli të territoreve, që palestinezët thonë se duhet të jenë pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm

Foyo: AP

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë sot filloi një seancë historike mbi ligjshmërinë e pushtimit 57-vjeçar nga Izraeli të territoreve, që palestinezët thonë se duhet të jenë pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm.

Në fillim të seancës, ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez akuzoi Izraelin për aparteid, ndërsa i kërkoi gjykatës që ta shpallë të paligjshëm pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli. Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë izraelite që të tërhiqej menjëherë dhe pa kushte nga territoret e pushtuara palestineze.

Zhvillimet në gjykatën me seli në Hagë po ndodhin në sfondin e luftës Izrael-Hamas, e cila u bë menjëherë një temë kryesore e ditës, megjithëse seancat kishin për qëllim të përqendroheshin vetëm në kontrollin e Bregut Perëndimor, Rripit të Gazës dhe Jeruzalemit lindor nga Izraeli.

Ministri i Punëve të Jashtme i Autoritetit palestinez, Riyad al-Maliki, tha se ai ndodhet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, “ndërsa 2.3 milionë palestinezë në Rripin e Gazës, gjysma e tyre fëmijë, janë të rrethuar, po bombardohen, po vriten, po vuajnë nga uria dhe janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre”.

Trajtimi i kësaj çështjeje nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që pritet të zgjasë gjashtë ditë, pason një kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një opinion këshillues, ligjërisht jo të detyrueshëm për politikat e Izraelit në territoret e pushtuara, Bregun Perëndimore dhe Rripin e Gazës.

Anëtarëve të gjykatës së OKB-së ka të ngjarë t’u duhen muaj për të nxjerrë një vendim për këtë çështje.

Ndërkohë, jashtë gjykatës u mblodhën protestues të shumtë propalestinezë, të cilit valëvisnin flamuj dhe pankarta në mbështetje të palestinezëve dhe bënin thirrje për përfundimin e luftës në Rripin e Gazës. /VoA

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika