GJNP i përgjigjet kritikës së Blinken për fletarrestin e lëshuar për udhëheqësit izraelitë

Blinken kritikoi prokurorin e GJNP-së, Karim Khan për nxitimin për të aplikuar urdhër-arrest dhe duke mos i lejuar sistemit ligjor izraelit një mundësi të plotë dhe në kohë për të vazhduar

Gjykata Penale Ndërkombëtare i është përgjigjur kritikave të sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, duke i thënë CNN-it se prokurori i GJNP-së ka kaluar “tre vjet duke u përpjekur të përmirësojë dialogun me Izraelin dhe të marrë informacione të rëndësishme për hetimet tona”.

Blinken kritikoi prokurorin e GJNP-së, Karim Khan, për nxitimin për të aplikuar urdhërarrest dhe “duke mos i lejuar sistemit ligjor izraelit një mundësi të plotë dhe në kohë për të vazhduar”.

“Me gjithë përpjekjet e rëndësishme, (zyra e prokurorit) nuk ka marrë asnjë informacion që ka treguar veprim të vërtetë në nivel vendas për t’i adresuar krimet e pretenduara ose individët nën hetim,” tha GJNP.

Sipas GJNP, prokurori gjithashtu nënvizoi vazhdimisht shqetësimet e tij në lidhje me respektimin e Izraelit ndaj ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ka theksuar publikisht se ai nuk ka parë ndonjë ndryshim të dukshëm në sjellje, pavarësisht deklaratave të tij të mëparshme.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika