Gjobiten 10 këmbësorë dhe 36 shoferë në autostradën Trudë-Mazgit
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se më 10 dhjetë korrik kanë pranuar një informacion se është duke u zhvilluar një garë e paligjshme e automobilave në autostradën Trudë- Mazgit, ku si rrjedhojë Policia e Kosovës ka dënuar 46 persona të përfshirë. Sipas Hoxhës, Policia e Kosovës, Njësia për Kontroll […]
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se më 10 dhjetë korrik kanë pranuar një informacion se është duke u zhvilluar një garë e paligjshme e automobilave në autostradën Trudë- Mazgit, ku si rrjedhojë Policia e Kosovës ka dënuar 46 persona të përfshirë.
Sipas Hoxhës, Policia e Kosovës, Njësia për Kontroll në Autostradë, ka ndërmarrë veprimet dhe masat e nevojshme ligjore për parandalimin dhe zbatimin e ligjshmërisë.
“Gjatë angazhimit, njësitet policore janë bashkërenduar dhe janë marrë masat në vijim; janë shqiptuar gjithsejt 46 kundërvajtje, 36 kundërvajtje vozitësve si dhe 10 kundërvajtje këmbësorëve”, ka thënë Hoxha.
Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, për garën më automjete kishin filluar të grumbullohen rreth orës 16:30 një numër i automjeteve dhe këmbësorëve në cilësinë e shikuesve.
“Janë njoftuar njësitet relevante nga stacioni policor veriu dhe njësitet për reagim të shpejtë në Prishtinë të cilat iu kanë përgjigjur kësaj ngjarjeje”, ka shtuar ai.
Tutje, ai ka treguar se njësitet policore dhe ato për mbikëqyrjen e autostradës janë në gjendje gatishmërie, dhe varësisht prej zhvillimeve në terren do të ndërmerren masa të nevojshme ligjore për të garantuar zbatueshmërinë e ligjit në trafik dhe sigurisë së përshtatshme rrugore, ka përfunduar ai për Telegrafin.















