Gjobiten shtatë persona me nga 150 euro për përdorim të trotineteve elektrike në Prishtinë

Shtatë persona janë gjobitur me nga 150 euro nga Policia e Kosovës në Prishtinë për mosrespektim të rregullave të trafikut gjatë përdorimit të trotineteve elektrike, ndërsa mjetet e tyre janë sekuestruar.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se masat janë ndërmarrë në kuadër të planit të veprimit për garantimin e rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve.

Sipas njoftimit, gjatë patrullimeve dhe monitorimit të vazhdueshëm, zyrtarët policorë kanë zhvilluar fillimisht aktivitete vetëdijësuese me personat që qarkullonin me trotinete elektrike dhe biçikleta në sheshet e kryeqytetit.

“Zyrtarët policorë fillimisht kanë zhvilluar aktivitete vetëdijësuese, duke informuar personat që qarkullonin me trotinete elektrike dhe biçikleta në sheshe se qarkullimi i tyre në sheshe është i ndaluar me sinjalizim rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se ndaj personave që nuk kanë respektuar dispozitat ligjore janë ndërmarrë masa në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

“Ndaj shtatë (7) drejtuesve të trotineteve elektrike janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 eurosh. Po ashtu, trotinetet elektrike u janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Kontrollet dhe aktivitetet vetëdijësuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa policia ka paralajmëruar se ndaj çdo shkelësi do të ndërmerren masat e parapara me ligj.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika