Gjocaj-Indep: Masat e Ministrisë së Ekonomisë janë të mira, por të vonuara
Liron Gjocaj nga organizata joqeveritare INDEP, ka thënë se masat e Ministrisë së Ekonomisë për subvencionimin për efiçiencë të energjisë, janë të mirëseardhura, por sipas tij, janë të vonuara. Gjocaj, në emisionin “Five”, ka thënë se gjashtë milionët e ndarë janë shumë e konsiderueshme, por jo edhe e mjaftueshme për kursimin e energjisë. “Ne pajtohemi […]





Liron Gjocaj nga organizata joqeveritare INDEP, ka thënë se masat e Ministrisë së Ekonomisë për subvencionimin për efiçiencë të energjisë, janë të mirëseardhura, por sipas tij, janë të vonuara.
Gjocaj, në emisionin “Five”, ka thënë se gjashtë milionët e ndarë janë shumë e konsiderueshme, por jo edhe e mjaftueshme për kursimin e energjisë.
“Ne pajtohemi për këto masa dhe për shumën e ndarë, 6 milionë euro janë shumë konsiderueshme, por jo e mjaftueshme, por e vlerësojmë si inicativë të vonuar. Ne i kemi rekomanduar qysh moti, konkretisht edhe në rishikimin e tarifave të energjisë, kur ZRRE kërkoi rritjen e çmimeve të tarifave”, ka thënë ai.
Gjocaj nga INDEP, ka thënë se lajm jo i mirë është se në këtë masë nuk është përfshirë subvencionimi për izolimin e shtëpive, që sipas tij, është tejet i nevojshëm.
Ai u shpreh se qytetarët nuk do të subvencionohen me çmim të plotë, por mbështetja do të jetë me përqindje të caktuar.




















