Gjokaj: Drenica nuk e di se çka është Liga e Parë
Drenica nuk do ta ketë problem të qëndrojë në Superligë. Kështu ka deklaruar portieri i Drenicës, Altin Gjokaj në “Duelin Sportiv” në RTV Dukagjini. “Pozita ku jemi nuk është reale, Drenica do të ngjitet pas tri katër ndeshjeve. Drenica nuk e di se çka është Liga e Parë. Kështu që mos u frikësoni për këto […]
Drenica nuk do ta ketë problem të qëndrojë në Superligë. Kështu ka deklaruar portieri i Drenicës, Altin Gjokaj në “Duelin Sportiv” në RTV Dukagjini.
“Pozita ku jemi nuk është reale, Drenica do të ngjitet pas tri katër ndeshjeve. Drenica nuk e di se çka është Liga e Parë. Kështu që mos u frikësoni për këto punë”, tha Gjokaj fillimisht.
Ai po ashtu shtoi se “tabela është shumë e ngushtë, liga është bërë shumë interesant. Profën po e paralajmëroj që ka me qenë një garë shumë e fortë”.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.
Përveç sportit vendor, po ashtu, do të ketë edhe shumë risi të tjera nga sporti ndërkombëtar dhe jo vetëm.















