Gjuajtën me armë zjarri nga vetura e tyre, arrestohen dy persona në Prishtinë

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri nga vetura e tyre.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë.

Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës/armëmbajtje pa leje”.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy meshkuj, pasi të njëjtit dyshohet se nga vetura kanë shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika